Pas ndalimit për kontroll, shqiptari ka kundërshtuar efektivët, por më pas në bagazhin e mjetit janë gjetur thasët me drogë.
Rreth 70 pako me drogë, me peshë 77 kg e 320 gramë marijuanë janë sekuestruar në Igumenicë, në kufirin shqiptaro-grek. Operacioni është zhvilluar nga policia greke që ka pikasur mjetin e dyshimtë me shoferin shqiptar.
Pas ndalimit për kontroll, shqiptari ka kundërshtuar efektivët, por më pas në bagazhin e mjetit janë gjetur thasët me drogë.
Nëse do të dilte në treg, droga do të kapte vlerën e 190 mijë eurove. Shqiptari është vënë në pranga, ndërsa makina rezulton e marrë me qira.