E.K ka kundërshtuar me dhunë policinë në momentin e arrestimit
Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 33-vjeçari me inicialet E.K ka kundërshtuar me dhunë policinë në momentin e arrestimit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tjj, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,”- thuhet në njoftim.