Përdhunoi nipin 7-vjeçar, prokuroria e Beratit çon për gjykim dosjen e 46-vjeçarit nga Prizreni

0

Pas një viti hetimesh prokuroria e Beratit ka arritur që të provojë se Belul Kokollari nga Kosova ka përdhuuar nipin e tij vetëm 7 vjeç. Çështja tanimë është çuar për gjykim në Gjykatën e Beratit, ndërsa provat kanë nxjerrë në dritë detajet e rënda të përdhunimit të të miturit.

Prokuria e Beratit ka mbyllur hetimet për 46-vjeçarin Belul Kokollari, lindur në Prizren,që akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Kosovë, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.

Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit,e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Denoncimi

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit është bërë nga nëna e të miturit që ka denoncuar në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur.

Në kërkim prej 2 javësh akuzohet për përdhunimin e nipit 8-vjeçar, 45-vjeçari arrestohet në doganën e Morinës
Ajo ka deklaruar se pasi ka ndenjur 5-ditë në Kosovë me djalin, kur është kthyer në Berat ka parë se djali trembej natën dhe fliste përçart. Pasi e ka zgjuar nga gjumi dhe e ka pyetur, nëna thotë se djali ja ka treguar të gjitha, edhe pse në fillim kishte frikë të tregonte të tregonte sepse Beluli e kishte kërcënuar me armë.

Hetimet

Shpresa e ka çuar djalin në polici,ku ai është pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve.

Pasi djali ka deklaruar se ka fjetur me dajën në Kosovë dhe se ai e kishte përdhunuar, i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku edhe ju nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor që konfirmoi thëniet e nënës dhe djalit.

I akuzuari Belul Kokollari mësohet se nuk e ka pranuar krimin,madje ka shkuar edhe më tej,duke kërkuar një ekzamin për gjendjen e tij mendore por pas ekzaminimeve të kryera, ka rezuluar se ai nuk vuan dhe nuk ka vuajtur asnjëhere nga probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu