Sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave: Antwerp është një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.Vetëm ditë më parë, periferia e Antwerp-it, Borgerhout, u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit – sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë – duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hyrjen e banesës. Policia dhe shërbimi ushtarak belg u thirrën për asgjësimin e bombave, ndërsa rruga, Ledeganckstraat, u mbyll për kalimtarët e rastit.
Më herët të njëjtën javë, një ndërtesë apartamentesh në Generaal de Wetstraat, gjithashtu në Borgerhout, u vu në shënjestër për dy netë me radhë. Sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave: Antwerp është një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.
Kjo është veçanërisht e frikshme për njerëzit e Borgerhout. Ata me të vërtetë kanë filluar të ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre…
Pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antwerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, shqiptarët besohet se janë shpërndarësit në rrugë dhe është e qartë se lufta për drogën ka nisur. Në shkurt të këtij viti, një gangster shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp.
Bledar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij të shtunën në mbrëmje, pak metra larg një stacioni policie, nga dy vrasës, të cilët dyshohet se ishin paguar për krimin.
Muça, kishte qenë në Antwerp për herë të parë në vitin 2014 duke punuar si një anëtar kyç i një bande shqiptare që vepronte brenda portit, e cila kalon drogë në Britani dhe në pjesën tjetër të Evropës nga Amerika e Jugut. I njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, Antwerp thuhet se tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para me policinë që lufton kundër karteleve të drogës.