KINË– Një skenë paniku është krijuar në një qendër tregtare në Shangai konkretisht në një dyqan të IKEA-s pas lajmit se një person kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe gjendej mes turmës.
Siç duket edhe në video, njerëzit vraponin të tmerruar që të largoheshin që të mos i kapte mekanizmi i karantinës duke u nisur nga shifrat e larta që janë regjistruar në qytet prej muajsh.
Kontakti i drejtpërdrejtë, madje edhe me një rast pozitiv është i mjaftueshëm për të vendosur një menaxhim “me cikël të mbyllur” të dyqanit për dy ditë dhe njerëzit brenda qarkut duhet t’i nënshtrohen dy ditëve karantinë dhe pesë ditëve mbikëqyrje shëndetësore.