Begaj takohet me komandantin e KFOR-it në Kosovë: Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar

0

KOSOVË– Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári. Ky i fundit e ka informuar Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA, në misionin e KFOR.

Begaj vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Në orët e pasdites Presidenti është ndalur në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR. Ndërsa vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA, Begaj kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”, tha Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu