Në dhjetor të vitit 2021, në mjetin e Sabedinit shpërtheu një sasi tritoli. I riu mbijetoi. Në vitin 2017, ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me tritol.
Kontrolle masive në Vlorë. Vetëm pak orë pasi atentati që la pas dy viktima, Shpati Lena e HakimXhezo tronditi vendin, blutë e Vlorës kanë ‘blindur’ vendin. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në banesa të ndryshme. Një prej shtëpive që po kontrollohet është edhe ajo e Indrit (Endrit) Sabedinit, i cili u ka shpëtuar dy atentateve.
Në dhjetor të vitit 2021, në mjetin e Sabedinit shpërtheu një sasi tritoli. I riu mbijetoi. Në vitin 2017, ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me tritol. Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e tij, por 34-vjeçari e pikasi, duke evituar kështu një tragjedi. Nuk dihet arsyeja e kontrollit të banesës së Sabedinit, nuk dimë ende të themi se çfarë e lidhte 34-vjeçarin me dy viktimat.
Çfarë ndodhi sot?
Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.