Ikën i nxehti afrikan, rikthehen shirat! Moti në fundjavë vjen me reshje e shkarkesa elektrike

0

Reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme.

Shqipëria nuk do të preket nga stuhia që ka goditur të gjithë Evropën. Sinoptikania Ladja Porja tha në lidhje direkte për Top Channel se nuk ka vend për panik sepse Shqipëria është në periferi të kësaj stuhie. Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme.

“Dita e sotme e nxehte pasohet nga një fundjave ë paqëndrueshme me reshje shiu, kryesisht në zonat malore. Nuk ka vend për panik, nuk do të na prekë stuhia që ka përfshirë Europën qendrore megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut dhe forcimi i erës . Fundjava duet pasur kujdes zonat bregdetare, erë mbi 60 km në orë duke sjellë një det të trazuar për pushuesit sidomos në brigjet e Jonit. Reshjet do mbeten prezente edhe javës tjetër. Shqipëria është krejtësisht në periferi të kësaj stuhie që po sjell shumë probleme në Europën qendrore,”- tha Porja.

Sipas SHMU dita e shtunë dhe e dielë parshikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen me 7 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale dhe me 3 gradë ato minimalet. Në të gjithë vendin pritet të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Reshje më të dendura do të regjistrohen të dielën. Ky mot i paqëndrueshëm pritet që ta shoqërojë vendin thuajse gjatë gjithë gjysmës së dytë të gushtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu