Një fëmijë tre vjeçar ka rrezikuar mbytjen në bregdetin e Sarandës. Sipas burimeve, i mituri ka mbërritur në ambulancën e qytetit pa frymëmarrje.
Fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e mjekëve ka bërë që tre vjeçari të shpëtonte, duke u stabilizuar. Ndërsa mësohet se do të niset me helikopter drejt QSUT-së për trajtim më të specializuar.