Nga editori, infowebtv
Një ngjarje e pazakontë ndodhi pasditen e djeshme në Uzinën e Prodhimit të Armëve në Çekin të Gramshit.
Dy ushtarët shqiptarë, Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, janë konfrontuar me tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 24-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me inicialet F.A 25 vjeç me pasaportë ukrainase, janë arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi tentuan të hynë brenda mureve të uzinës. Ata u ndaluan nga ushtarët shqiptarë që po ruanin uzinën, ndërkohë që i kanë sulmuar me lëndë kimike.
Dy ushtarët shqiptarë Aldo Bici dhe Ardian Xhaka u transportuan në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Tashmë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Svetlana Timofoeva rezulton se ka hyrë në Kosovë në vitin 2018 për herë të parë bashkë me blogerin i cili është arrestuar në Egjipt këtë vit. Mësohet se blogeri rus është pro Putin.
Ata kanë deklaruar para hetuesve se janë blogera, turistë që udhëtojnë dhe dokumentojnë me foto, video apo shkrime eksperiencat e tyre.
Policia ka sekuestuar gjithashtu dhe një aparat fotografik, ku në chipin e tij janë me dhjetëra foto.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Mikhail Zorin është hequr si turist dhe ka tentuar që të hyjë brenda uzinës për të bërë foto. Në këtë çast kanë ndërhyrë ushtarët shqiptarë, për të neutralizuar rusin, por janë sulmuar me spray neoparalizues.
Tashmë ata janë arrestuar nga policia, ndërkohë që në hetim ka marrë pjesë dhe Shërbimi Inteligjent Ushtarak. SHISH dyshon se këta persona janë agjentë sekretë rusë. Infowebtv