Çfarë përmban çipi? Zbulohet aparatura e spiunazhit në çantën e rusit, sendet dërgohen për ekzaminim

0

Në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar disa foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Hetimet po vijojnë nga autoritetet shqiptare pas ndalimit të dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të futen brenda uzinës ushtarake në Gramsh. Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zorin është gjetur një aparaturë spiunazhi. Në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar disa foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Mësohet se ata kanë hyrë në vendin tonë një javë më parë, dhe në Gramsh kanë qëndruar gjatë 2-3 ditëve të fundit.

Sendet personale të personave të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Sulmi që la të plagosur dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së arëve në Gramsh, personi ai që ka vënë roja re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personinë fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu