Oficerët mbërritën në banesë në orën 10:00 të mëngjesit dhe menjëherë ndjenë erën e kanabisit që vinte nga brenda pronës dhe zhurmën e ventilatorëve elektrikë.
Fabio Balliu, 23 vjeç, një kuzhinier shqiptar që u kap me 171 bimë kanabisi me vlerë mbi 60,000 paund është është dënuar me 27 muaj burg si dhe është gjobitur me 385 paund nga drejtësia angleze.
Ai u kap në janar pasi policia bastisi një shtëpi në Spring Gardens, Gainsborough. Oficerët mbërritën në banesë në orën 10:00 të mëngjesit dhe menjëherë ndjenë erën e kanabisit që vinte nga brenda pronës dhe zhurmën e ventilatorëve elektrikë.
Ai u tha oficerëve: “Ok, unë jam nga Shqipëria. Anglishtja ime nuk është e mirë.”
Policia gjeti një zonë ndenjeje në dhomën e përparme me divan dhe frigorifer të zbrazët, gjë që linte dyshime se Balliu ndoshta nuk jetonte në këtë pronë. Në shtëpi u gjetën tre zona kultivimi, me 87 bimë kanabis në fazën e lulëzimit dhe 84 bimë kanabis.
Balliu pranoi se prodhonte kanabis dhe u burgos. Çështja u shty për të përcaktuar vlerën e drogës dhe për të parë se sa para mund t’i sekuestroheshin Balliut.
Megjithatë, gjykata tha se Balliu kishte në dispozicion vetëm 385 £, të cilat ishin në një llogari bankare e këto para iu sekuestruan.