Ata vunë në dukje se emri i personit në kërkim në urdhër-arrestin evropian që kanë paraqitur autoritetet greke nuk është i njëjti me atë të Brakajt. Gjatë kohës që zhvilloohej seanca gjyqësore autoritetet malteze ishin në pritje të gjurmëve të gishtave të marra nga autoritetet greke për të përcaktuar identitetin e të kërkuarit, por ato nuk ishin paraqitur në kohë në gjykatë.
Ledjon Brakaj, 36-vjeçari shqiptar që akuzohet se dogji për së gjalli gjyshe e nip e më pas u vodhi 780 mijë euro i janë marrë gjurmët e gishtërinjve në gjykatë të martën për të konfirmuar identitetin e tij.
Brakaj në seancën e fundit të mbajtur kundër tij në kuadër të procedurave të ekstradimit avokatët mbrojtës ngritën menjëherë dyshime për identitetin e tij.
Ata vunë në dukje se emri i personit në kërkim në urdhër-arrestin evropian që kanë paraqitur autoritetet greke nuk është i njëjti me atë të Brakajt. Gjatë kohës që zhvilloohej seanca gjyqësore autoritetet malteze ishin në pritje të gjurmëve të gishtave të marra nga autoritetet greke për të përcaktuar identitetin e të kërkuarit, por ato nuk ishin paraqitur në kohë në gjykatë.
Të martën, inspektori Kurt Ryan Farrgia, nga Njësia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë, prezantoi gjurmët e gishtërinjve që ishin dërguar nga policia greke. Këto gjurmë gishtash, kur u analizuan nga homologët e tyre maltezë, sipas gjykatës dukej se përputheshin me ato të 36-vjeçarit.
Brakaj akuzohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina, ngjarje e cila tronditi komunitetin e qetë të ishullit. Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj. Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, u vunë flakën. Nga hetimet rezultoi se Marmarino kishte tërhequr pak kohë më parë kursimet e saj të jetës, që arrinin në rreth 800 mijë euro, raportojnë mediat greke.