TIRANË- Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytet. Forcat blu sqarojnë së ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘Misto Mame’ në Tiranë. Personi me inicialet K.XH, sipas policisë, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, e llojit çifti. 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke gjetur vdekjen në spital. Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Misto Mame”, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.