Vrau Madrid Ulqinakun/ Horgito Peqini nuk mban dot të qeshurën në gjykatë: E bëra unë, m’i lironi shokët

0

Horgito Peqini, 18-vjeçari i vënë në pranga për vrasjen e Madrit Ulqinakut është shfaqur i qeshur brenda kafazit në Gjykatën e Elbasanit. Ai u la sot në burg, një javë pasi kreu krimin e rënë në qytetin e Elbasanit. Në momentin që trupa gjykuese ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, Peqini ka nisur të qeshë.

Peqini u la sot në burg bashkë me Klaudja Sallufin që akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në ngjarje. Të dy u vunë në pranga më 22 gusht, në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që kishin gati planin për tu arratisur nga Shqipëria. 33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.

Natën e krimit u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natë ne krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Këtë të fundit e kishin parë duke hipur në mjet dhe e kishin konfrontuar. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini, e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet seë gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e Elbasanit, Peqini ka pranuar krimin e rëndë dhe ka kërkuar që të lirohen shokët e tij.

“Jam fajtor, e kam kryer unë krimin, më lironi shokët,”- mësohet të ketë thënë ai.

Masa ‘arrest me burg’ e kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit u caktua sot nga trupi gjykues e kryesuar nga Pajtime Fetahu. Peqini u la sot në burg bashkë me Klaudja Sallufin që akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në ngjarje. Gjatë seancës ai u shfaq i buzëqeshur. Të dy u vunë në pranga më 22 gusht, në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që kishin gati planin për tu arratisur nga Shqipëria. 33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu