Xavier Bettel: Unë s’i avokat nuk komentoj dot njerëz që janë nën hetim e në paraburgim. Mund të bëhet fjalë për çstabilizim të kolegëve, për informacione, etj. Përshembull, disa kolegë evropianë kritikojnë ndërhyrjen e Rusisë. Është e rëndësishme të mbështesim shtypin. Shumica e qytetarëve tanë thonë që unë lexova në Facebook, ju duhet të denonconi lajme të rreme e të mos këmbëngulni në këtë gjë.
Edi Rama: Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë. Meqë ma jepni këtë mundësi më lejoni të them që mjegulla e ngritura mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë. Kanë statusin e SHPK-ve të falimentuara. Janë deri në pikën kur për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat ju priten edhe dritat. Kanë disa roje për ta mbrojtur nga zaptimet. Të thuash që po bëhej spiunazh duke fabrikuar mbetjet e komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazh me veturë sportive e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më kapni është qesharake