Fitoi titullin WBC, Rama organizon ceremoni nderimi për Florian Markun

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do organizojë ditën e nesërme ceremoni nderimi për kampionin e boksit, Florian Marku i cili një ditë më parë fitoi titullin WBC. Rama ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen ceremonisë festive në orën 11:00 përballë Kryeministrisë.

‘Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur’- shkruan Rama në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Disa ditë më parë, Rama organizoi ceremoni nderimi dhe për sportisten Luiza Gega e cila u shpall kampione e Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu