TIRANË- Janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme zëvendës kryeministrja Belinda Balluku. Nga detyra është liruar zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ardi Veliu dhe zëvendës ministrja e mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Sipas Ballukut, Veliu dhe Bici do të kenë detyra më të rëndësishme në ditët në vijim.
‘Janë marrë 2 vendime: Lirimi nga detyra i zv ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë detyrës i Ardit Veliu dhe i zv.ministres së mbrojtjes Dallëndyshe Bicit. Për ta do të ketë detyra të rëndësishme në ditët në vijim.’- tha Balluku ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.