(Pamje Ekskluzive) Del para gjykatës në Elbasan “bosi” turk i kriptovalutave

0

Elbasan- Ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit shtetasi turk Faruk Fatih Ozër .

Sipas gazetarit të InfowebTv që është i pranishëm në ambjentet e gjykatës së Elbasanit raporton se 28 vjecari do të njihet me masën e sigurisë ndersa mësohet se prokuroria e përfaqësuar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi do të kerkoje caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”.

Gjykatës i gatshem mësohet se është Elis Dine. Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.

Zv Drejtori i policise turke i pranishem në Elbasan është shprehur falenderues ndaj operacionit dhe pret sipas të gjitha procedurave ekstradimin e 28 vjeçarit drejt Turqisë.

Avokati Sokol Mengjezi do të kërkoj lirimin e klientit të tij pasi nëse ekstradohet drejt turqise i rrezikohet jeta./ InfowebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu