Dha dorëheqjen dje nga IKMT, ja çfarë posti do të marrë Ajet Zyberi

0

Ajet Zyberi pas dorëheqjes së tij nga posti i drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Ky operacion pritet të fillojë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.

Ditën e djeshme Zyberi dha dorëheqjen nga kreu i IKMT-së, dhe në vendin e tij u rikthye ish-zëvëndës ministria e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici.

Dallëndyshe Bici u rikthye përsëri në krye të institucionit që e drejtori deri pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu