Një ditë pas kallëzimit penal për Autoritetin e Dosjeve, Meta ndërmerr hapin e radhës

0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ka ndërmarrë sot hapin tjetër të radhës.

Ai ka caktuar Genc Gjokutaj, si avokat për të ndjekur çështjen.

Statusi i Metes
Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.
Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu