Pesë gëzhoja plumbash janë gjetur në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës ku u qëllua me armë zjarrit ndaj automjetit tip ‘Audi’ brenda së cilës kanë qenë 2 policë, të cilët po lëviznin me mjetin e tyre privat.
Ata janë Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani.
Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar nga atentati me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Autori në mjetin tip “Wolswagen” ka mundur të largohet nga vendngjarja pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy policëve të cilët fatmirësisht nuk janë dëmtuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbardhur dinamikën e sulmit.