VLORË- Detaje të reja nga atentati në Vlorë. Policia e Shtetit ka marrë në pyetje 10 persona lidhur me atentatin e ndodhur në lagjen “Partinazi” në Vlorë. Deri më tani, mësohet se autorët, që mendohet se janë dy, pasi kanë qëlluar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës. Me rrugën e re që është bërë daljet janë të shumta në disa zona në Vlorë, por edhe në Fier.
Deri më tani, policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.
Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë.