Një burrë me thikë plagosi dy persona në një qytet jugor të Gjermanisë të enjten përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, e cila tha se po hetonte një “kontekst të mundshëm islamik ose terrorist”.
30-vjeçari sulmoi disa kalimtarë “me të paktën një thikë”, pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nurembergut, sipas policisë lokale.
Dy persona janë plagosur, por jeta e tyre nuk është në rrezik, thuhet në deklaratë.
Kur forcat e sigurisë ndërhynë, sulmuesi “sulmoi policinë”, e cila hapi zjarr dhe e plagosi për vdekje, shkruajnë mediat e huaja.
“Personi bërtiti “Allahu Akbar” disa herë gjatë kryerjes së krimit,” tha policia, duke shtuar se ata po hetonin “nëse krimi kishte një lidhje me një kontekst islamik apo terrorist”.