VLORË- Sulmi kibernetik i Iranit mbi sistemin TIMS në Shqipëri ka paralizuar punën në pikat e kalimit kufitar në vend këtë të shtunë.
Si pasojë është shkaktuar një fluks të lartë pasagjerësh në piken e kalimit të kufirit në portin e Vlorës.
Në fotot e siguruara nga InfowebTv shihen qytetarët të cilët presin për orë të tëra për të kryer procedurat doganore. Sipas informacioneve mësohet se kalimi i pasagjerëve do të kryhet në menyre manuale ne portin e Vlores.