TIRANË- Prej mbrëmjes së djeshme sistemet TIMS kanë rënë nën sulmin e hakerave. Fillimisht u konstatuan probleme në doganën e Kapshticës ndërsa sot në të gjitha pikat kufitare.
Dosja.al ka siguruar dhe logon e përdorur nga hakerat shfaqur në kompjuterat të cilat kanë qenë funksionale gjatë sulmit të mbrëmshëm.
Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.