VENECIA- Aktorja australiane Cate Blanchett u nderua me çmimin për aktoren më të mirë. Dokumentari amerikan “All the Beauty and the Bloodshed” u nderua me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Filmi francez “Saint Omer” u vlerësua me ‘Luanin e Argjendtë’. Aktorja australiane Cate Blanchett fitoi çmimin për aktoren më të mirë, çmimin e dytë të karrierës së saj në Venecia, për interpretimin e saj si dirigjente orkestre në filmin e Todd Field “Tár”.
Irlandezi Colin Farrell mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e fermerit në komedinë e zezë “The Banshees of Inisherin”. Ndërsa regjisori i burgosur iranian Jafar Panahi, i cili nuk mundi të shkonte në Venecia për të shoqëruar filmin e tij “Arinjtë nuk ekzistojnë”, iu dha një çmim special nga komiteti i Festivalit të Filmit në Venecia.
Çmimet kryesore:
– Filmi më i mirë: “All the Beauty and the Bloodshed” nga Laura Poitras (SHBA)
– Çmimi i madh i jurisë dhe Luani i së Ardhmes: “Saint-Omer” nga Alice Diop (Francë)
– Çmimi i regjisorit iu dha italianit Luca Guadagnino për filmin “Bones and all”
– Çmimi për aktoren më të mirë: Cate Blanchett për rolin e saj në ‘Tàr’ të Todd Field
– Çmimi për aktorin më të mirë: Colin Farrell për rolin e tij në filmin The Banshees of Inisherin të Martin McDonagh
– Çmimi Marcello Mastroianni për aktoren Taylor Russell për rolin e saj në ‘Bones and all’
– Çmimi Special i Jurisë: “Arinjtë nuk ekzistojnë”, nga Jafar Panahi (Iran)
– Çmimi për skenarin më të mirë: “The Banshees of Inisherin” nga Martin McDonagh