Eksperti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, Ilir Kulla: Një sulm kibernetik mund të çojë në asgjësimin e një shteti!

0

Eksperti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, Ilir Kulla, ka folur sot për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri i cili paralizoi të gjitha pikat doganore në shkallë vendi.

I ftuar nga Luan Rama në emisionin e tij, Kulla ka shpjeguar rrezikun që vjen nga ky sulm.

Pjesë nga biseda:

Ilir Kulla: ‘Shqipëria në rastin konkret ndodhet përballë një agresioni të mirëfilltë. Kur pyeta një mikun tim mjaft të njohur në fushën përkatëse në Evropë dhe i shpjegova situatën, ai më tha pak a shumë këtë shprehje: Një sulm kibernetik mund të çojë në asgjësimin e plotë të ekzistencës së një shteti në ditën e sotme.

Kështu nuk jemi thjesht në sulm virtual. Por jemi në një sulm si një virus për shëndetin e njeriut. Si të them si AIDS që hyn në trupin e njeriut dhe nuk zgjidhet vetëm me antiviralë. Pra si në rastin konkret për të prodhuar një antivirus për të mbrojtur këtë apo atë institucion. Është një luftë komplekse ku fillon për motive gjeopolitike dhe zgjidhet me zgjidhje gjeostrategjike ku në mes janë edhe këto elementët e mbrojtjes kibernetike të cilat në shumë vite i kemi nënvleftësuar ose kur i kemi bërë i kemi bërë keq. Është shumë e gabuar që të gjitha të dhënat të futen në një thes dhe të pambrojtur. Se sado mbrojtje t’i japësh ai që futet i merr të gjitha. Ndaj çdo institucion duhej të kishte thesin e tij të vogël dhe të monitorohej diku tjetër, pasi kemi të bëjmë me një proces administrimi të dhënash, me një luftë kibernetike që nuk ndodh në Shqipëri, por në hapësirë. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu