Takimi urgjent me Ramën në Tiranë/ Zëdhënësi i Kurtit tregon për çfarë u bisedua?

0

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje mbi takimin urgjent të mbajtur ditën e sotme në tiranë, mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Albin Kurti.

Nëpërmjet një reagimi, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se biseda mes dy kryeministrave u fokusua në sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESH.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti doli me shpejtësi nga një konferencë e paradites ku adresonte qëndrimet e tij pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist, duke thënë se ka një takim urgjent. Më pas, Kurti mbërriti në Tiranë, ku u takua me Ramën në “Vilën 31”, një takim që zgjati për rreth 2 orë dhe që u zhvillua me dyer të mbyllura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu