Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Francë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptarë.
Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra –tjetrën në Evires, komunë e Filliere. Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.
Në një prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 44vjeç me origjinë shqiptare të cilët kanë vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.