E BUJSHME! SHBA synon “të blejë” finalen e Champions League, UEFA po mendon seriozisht për këtë

0

SHBA-Tashmë ishte përfolur, tani portali spanjoll ‘AS’ jep lajmin e madh. Finalja e Champions League, në një të ardhme pak a shumë të afërt, mund të luhet në SHBA. Promovuesit amerikanë panë potencialin e një ngjarjeje kaq të rëndësishme në nivel planetar, me të gjitha reklamat, të krijuara nga të drejtat televizive. Ideja erdhi nga suksesi i ‘Campeones Cup’, turneu që vendos skuadra nga MLS, kampionati i Amerikës së Veriut, kundër atyre të Ligës Meksikane.

Sipas ‘AS’, “nuk ka asnjë treg komercial dhe televiziv që të ketë të njëjtën rëndësi si ai amerikan. Kompeticionet e mëdha botërore të futbollit duan të jenë pjesë e tij. Çdo vit rriten finalet dhe turnetë e rëndësishëm që luhen në SHBA. Por ajo qw mungon wshtw finalja e Champions league. Ndeshja më e rëndësishme e topit europian nuk është larguar kurrë nga kontinenti i vjetër. Mundësia për të lëvizur jashtë shtetit është hedhur poshtë nga UEFA dhe Eca, të cilët duan të zgjerojnë tregun e tyre.

Për sa iu përket të drejtave televizive, UEFA sapo i ka shitur ato në anglisht për SHBA te CBS, Viacom dhe Paramount për 1.5 miliardë euro, shifër kjo që do të rritet me rastin e versionit të zgjatur të Champions League, duke filluar nga viti 2024.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu