MALI I ZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden propozon një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut për postin e ambasadorit të SHBA-ve në Mal të Zi. Begzat Aliu i cili ka shërbyer si zëvendësambasador në Podogricë dhe si zëvendësshef i misionit të SHBA-së në Poloni, pritet të zhvendoset në Malin e Zi.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, shkruhet se Aliu se ai ka një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, dhe një Diplomë Master të Studimeve Strategjike nga Kolegji i Pensilvanisë. Shqiptari Begzat Aliu është fitues i çmimeve të shumta nga Departamenti i Shtetit dhe flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, polake, serbo-kroatishten, gjuhën maqedonase e shqipen. Ai ka lindur në Çikago dhe prej 20 vitesh punon për Departamentin Amerikan të Shtetit.
Propozimi për emrin e tij vjen në kohën kur Mali i Zi është në një kaos politik, pasi pret të krijojë qeverinë e re, pas rrëzimit të kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç.