Një grua me makinë ka aksidentuar një 18-vjeçare në Durrës. Mësohet se 36-vjeçarja ka përplasur të renë në lagjen numër 8, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia së bashku me grupin hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Durrësi/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.