Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shkuar sot në SPAK.
Mësohet se Mediu është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për nënçështjen e Gërdecit.
Ngjarja tragjike ndodhi në vitin 2008 në Gërdec, ku pas shpërthimeve në ambientet e “ish-Brigadës së Tankeve” humbën jetën 26 persona.
Kujtojmë se ish-ministri Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.