8 automjete dhe një motorr janë përfshirë në një aksident në qytetin e Fierit. Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia në Fier. Sic duket edhe nga pamjet e siguruara, mjetet janë përplasur me njera tjetrën në një kohë kur qarkullimi i automjeteve është i madh. Kështu 2 automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motorr që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë por vetëm dëme materiale.