Zjarr në kodrinat e Durrësit, era përphap flakët me shpejtësi, rrezikon banesat afër zonës

0

DURRËS- Kodrinat e Durrësit janë përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se zjarri masiv po përhapet me shpejtësi. I favorizuar dhe nga era, zjarri po u afrohet banesave dhe po rrezikon jetën e banorëve të zonës.

Zjarrfikësja mësohet të jetë lajmëruar, por ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa në njerëz nuk dihet nëse ka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu