Zjarr i fuqishëm në magazinën e rrobave në ‘Qytet Studenti’

0

Një zjarr ka rënë ditën e sotme 25 shtator 2022, në “Qytet Studenti”, në një magazinë me rroba, njofton policia.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu