Përplasen 4 makina në Kavajë, ka të plagosur

0

Aksident në seri në Kavajë.

Bëhet me dije se janë përplasur 4 makina, ndërkohë që të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i aksidentit

Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak. Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu