Prokuroria e Lezhes pas përfundimit të hetimeve ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për 17 vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajn janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.
Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati për akuzat “vrasje për gjakmarrje” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Organi akuzes ka arritur të provojë se Përvathi ka kryer krimin me paramendim gjakmarrjen pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain kur ai ishte vetem 4 vjec, ndërsa mendohet se armën tip “pistoletë” e kishte siguruar një vit më parë në Shkoder.
Kujtohmë se Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri Lek Lekgjonajn me mesditen e 24 janarit, sapo ai kishte hyre në banesen e tij në Manati të Lezhes, e cila nuk ishte e banueshme pasi që prej vrasjes së babait të Florjanit, familja e Lekgjonajt ishin larguar nga fshati.
Përvathi aktualisht po kryen dënimin në burgun e të miturve në Kavaje.