I akuzuar për trafik narkotikësh, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj ish truprojës së Saimir Tahirit

0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj ish truprojes së Saimir Tahirit, Hekuran Marku. Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, Marku kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.

Ish truproja e Tahirit u vu nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nëse shpallet fajtor Marku do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit. Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.

Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë. Kujtojmë se më 1 prill Marku u ekstradua drejt Gjermanisë, për tu përballur këtu me akuzat.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku dy ish truprojat e Tahirit, akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

31 anetarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu