Depozitohet në Gjykatën e Elbasanit kërkesa për ekstradimin në Turqi të Faruk Fatih Ozer

0

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatën e Shkallës së Parë kërkesën për ekstradimin në Turqi të Faruk Fatih Ozer. Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e mbledhur lidhur me veprat kriminale të Ozerit, ndërsa bashkangjitur ishte dhe kërkesa për ekstradimin e tij. Ndërkohë që Ozer në sallën e gjyqit, herën e fundit që doli para togave të zeza, i riu turk kërkoi që të mos e ekstradonin pasi në Turqi i rrezikohej jeta.

Deri më tani Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Faruk Fatih Ozer, por pritet që i riu të dalë sërish para togave të zeza, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar ndaj tij. Ndërkohë që paralelisht për “mashtruesin e Thorex” po zhvillohet një tjetër proces gjyqësor në Turqi, ku nga Prokuroria është kërkuar 40 mijë vite burg.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 28.09.2022 ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk të arrestuar më datë 30.08.2022 Faruk Fatih Ozer. Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradim në Turqi të shtetasi Faruk Fatih Ozer, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Paqit e Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian me vendimin datë 07.05.2021 ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi”, thuhet në njoftim.

Ozer u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut, pak javë më parë nga njësia speciale “FAST” për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Bashkë me të u arrestuan edhe dy shqiptarë.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave “Thodex” dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Megjithatë, sipas pretendimeve, shuma që ai pretendohet se ka marrë është 2 miliardë dollarë. Tanimë Prokuroria turke kërkon për Özer 40.562 vjet burg për 3 krime. Por ajo që shkaktoi më shumë bujë ishte fotoja e tij dhe e ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu. Por ministri mohoi njohjen me mashtruesin e kripomonedhave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu