E rëndë në Klos! Gomari kafshon 50-vjeçaren duke i shkaktuar plagë të mëdha

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të shtunën e 1 tetorit në bashkinë Klos. Një grua rreth 50 vjeç është kafshuar nga gomari duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup dhe në fytyrë.

Gruaja e lënduar është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës. Dëshmitarët tregojnë se gomari i ka kafshuar jo vetëm fytyrën, por edhe krahët dhe pjesë të tjera të trupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu