Po lahej në det, mbytet 60-vjeçari në Durrës

0

DURRËS- Një 60-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i moshuari teksa po lahej në det, në zonën Sektor Rinia është mbytur. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 11:45, në Sektorin Rinia në plazhin e Durrësit, është mbytur në det shtetasi me iniciale G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu