Shkolla “Ptoleme Xhuvani” e nis vitin shkollor me probleme të vjetra

0

Elbasan- Edhe pse është një nga me të vjetra në qytetin e Elbasanit shkolla “Ptoleme Xhuvani” ka degraduar. Edhe këtë vit nxënësit nisin vitin e ri shkollor në një godinë të vjetër dhe të amortizuar. Xhama të thyer, dyer të varura , suva të rëna është ajo që do të shoqëroj nxënës dhe mësues edhe këtë sezon mësimor. Disa herë prindër dhe nxënës janë ngritur dhe kanë kërkuar investime por nuk kanë pasur asnjë efekt. Ardhja e stinës së dimrit dhe nisja e reshjeve e rrit edhe në shqetësimin e komunitetit.Vec të ftohtit që depërton në mure i gjithë oborri përmbytet sapo bie pak shi. Nëse dikur kjo shkollë kishte një numër të lartë nxënësish sot ata janë larguar në shkolla më të mira. Kjo ka bërë që sot të dominohet nga nxënës të komuniteteve. Të indinjuar prindërit kërkojnë investime,sidomos në tualete.

Rikonstruksioni i shkollës nuk është as në projektet e afërta . Drejtori i zyrës arsimore parashikon një ndërhyrje në të ardhmen në kuadër të një projekti të financuar nga Soros.

Në juridiksionin e bashkisë Elbasan janë rreth 132 godina të institucioneve arsimore parauniversitare nga të cilat 8 janë shkolla të Mesme të përgjithshme, 8 janë shkolla të Mesme të Bashkuara, 99 shkolla 9-të vjeçare dhe 17 kopshte të shpërndara në 12 Njësitë Administrative të kësaj bashkie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu