Sot Vis Martinaj mbush 40-vjeç, ku po e “feston” ditëlindjen “mbreti i basteve”?

0

“Mbreti i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj ka ditën e sotme ditëlindjen, teksa mbush 40-vjeç.

Në një ditë të shënuar si kjo familja, media por dhe opinioni publik nuk ka ende asnjë të dhënë mbi fatin e Martinajt, teksa autortietet zyrate shprehen se janë nën hetim.

Bëhet me dije për mediat se Martinaj, një njeri problematik i shumëkërkuar nga shteti, që prej 9 gushtit i shpallur i zhdukur, lindi në Burrel më 6 Tetor 1982.

Së fundmi kërkimet për Martinajn janë shtuar, ndërsa në këtë çështje është përfshirë edhe politika.

Nga qëndrimet e kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës, Ervis Martinaj është vrarë dhe zhdukur, ndërsa kryeministri Edi Rama është treguar disi më i rezervuar duke e lënë çështjen në duart e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu