Betis “shemb” Romën. Rezultatet e ndeshjeve në grupe për Europa League dhe Conference League

0

Europa League dhe Conference League u njohën me rezultatet e ndeshjeve të 3-të në grupe.

Pritej të ishte ndeshje e vështirë për Romën kjo e sotmja ndaj Betis dhe ashtu rezultoi. Takimi në Olimpico ishte mjaft i luftuar në të dyja anët, teksa në fund sfida përfundoi në shifrat 1-2 në favor të djemve të Pellegrinit.

Sfida ishte në baraspeshë deri në minutën e 32-të. Spanjollët prekin me dorë një top dhe arbitri akordon penallti për vendasit pas një rishikimi me VAR. Ai që do merrte përsipër ekzekutimin e 11-metërshit do ishte Paulo Dybala, që do tregohej i saktë.Betis nuk pajtohet assesi me rezultatin dhe kthen gjithçka nga fillimi me anë të Rodriguez (40’).Në pjesën e dytë u vu re dëshira për të mos humbur. Shumë faulle, lojë e ashpër dhe pak futboll i luajtur, e tregojnë më së miri këtë.

Gjithsesi nuk është i këtij mendimi Luis Henrique që lë me gisht në gojë Dybalan me shokë në fund.

Arsenali vijon të tregojë se është në formë të mirë. Këtë herë, ekipi londinez mundi pa shumë probleme Bodo/Glimt, me shifrat 3-0.

Për golin e parë duhej të prisnim minutën e 23-të. Nketiah do zhbllokonte shifrat, me trajnerin Arteta në stol që mund të merrte frymë lirisht.Dyfishimi i shifrave do vinte nga Holding, pak më vonë. Mysafirët nuk gjetën forcën të reagonin, me mundësitë për ta që ishin pothuajse zero.

Në pjesën e dytë, ekipi pritës do administronte në mënyrën më të mirë të mundshme rezultatin, madje do shënonte edhe me Vieria (85’), duke ia dalë të dërgojë në shtëpi 3 pikë mjaft të vlefshme.

Fokusi për Arsenalin tashmë është kampionat, me ndeshjen e ardhshme për ta në Premier League që është e programuar për në fundjavë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu