ITALI- Një 11-vjeçare shqiptare është plagosur në Itali. E mitura ishte duke luajtur teksa aksidentalisht ka plagosur veten me sfurk. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një fermë në Casa Bella, një fshat në Ziano Piacentino. 11-vjeçarja ishte duke lëvizur me një biçikletë dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur në dorë sfurkun.
Në një moment ajo është rrëzuar dhe ka rënë sipër sfurkut, e për pasojë ka marrë disa plagë në bark. Vogëlushja është dërguar menjëherë në spital pas ngjarjes për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burimi: Piacenzasera.it