Furnizonte Romën me “të bardhë”, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

0

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga agjentët e rrethit III Fidene Serpentara në via Pelagosa, Romë.

Policët vunë re 36-vjeçarin duke rrëmuar në makinën e tij dhe më pas duke i dorëzuar diçka blerësit.

Të sigurt për një shitje të paligjshme, 36-vjeçari është bllokuar nga policia.

Nga kontrolli i menjëhershëm i agjentëve u mundësua gjetja e 401 gramë kokainë, 210 gramë hashash dhe 6 gramë marijuanë, shkruajnë mediet italiane.

Në një garazh u gjetën 1164 gram hashash dhe 583 gram kokainë. Autoriteti Gjyqësor pas vërtetimit të arrestit ka urdhëruar zbatimin e masës së arrestit në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu