Aksident në Qafëthanë, makina del nga rruga, plagosen 5 persona, mes tyre dy të mitur

0

POGRADEC- Pesë persona, mes tyre dy të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Pogradec. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht.

Konkretisht, personi me inicialet M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur ai vetë, dy pasagjere dhe dy të mitur. Të pestë ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Pogradec:

Sot rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht, shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu