Grabitje në Lushnje/ Tre persona nxjerrin me forcë pronarin nga mjeti dhe i marrin makinën

0

LUSHNJE- Një personi ka rënë pre e grabitësve mesnatën e kaluar. Mësohet se personi në fjalë ka qenë duke qëndruar në e njohur si “pushimi i shoferit” në Lushnje në momentin që tre persona i janë afruar.

Ata e kanë nxjerrë me forcë nga makina, i kanë marrë mjetin dhe janë larguar. Grabitësit janë ende të paidentifikuar. Policia ka ngritur grupe kontrolli dhe po studion pamjet filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të kuptuar se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Kontrolle po ushtrohen edhe në Elbasan ku dyshohet se janë larguar grabitësit bashkë me mjetin e vjedhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu